Sot (e diel) në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll zhvillohen dy ndeshje interesante.
Përballja kryesore e ditës është ajo ndërmjet Ferizajt dhe Drenicës. Skuadra vendase ka emëruar trajner të ri dhe synon ta nisë me sukses këtë kapitull të ri, ndërkohë që Drenica, nën drejtimin e Bylbyl Sokolit, kërkon fitoren për të qëndruar në pjesën e sipërme të tabelës.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini – surpriza e këtij sezoni – pret Prishtinën e Re. Pas humbjes ndaj Dritës, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi synon të rikthehet te fitorja për të ngjitur në vendin e dytë në renditje. Nga ana tjetër, Prishtina e Re kërkon pikë të rëndësishme për t’i shpëtuar zonës së rrezikut.
Të dyja ndeshjet nisin në orën 15:00.