Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Start zhgënjyes i Milanit, Fonseca përfundon në qendër të kritikave

GS 25/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pas barazimit në limite me Torinon erdhi humbja e parë për kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Fonseca: një pikë në dy ndeshjet e para, diçka që kishte 13 vite që nuk ndodhte (kur Allegri ishte trajner dhe Milani luante me titullin e qepur në gjoks) madje diçka e tillë ka ndodhur vetëm pesë herë në gjithë historia e klubit.

Sezoni i ri, probleme të vjetra. Kështu mund të përmblidhet starti i kampionatit për Milanin, që ditën e djeshme në Parma pësoi humbjen e parë sezonale.

Skuadra nuk po bind (1 pikë në 2 ndeshje) dhe kanë filluar që tani kritikat ndaj trajnerit Fonseca. Nuk lejohen më gabime të tjera për të dhe për Milanin.

Teilen: