Disfata e parë e Gjermanisë së Jürgen Klopp në Augsburg ka ardhur përballë një rivali, i cili kurrë më parë nuk kishte fituar në tokën gjermane.
Për këtë motiv ditën e sotme në qendër të kritikave ka përfunduar Jürgen Klopp, i cili është munduar që të ruajë qetësinë dhe të kërkojë më shumë kohë për t’i dhënë formën e dëshiruar ekipit të tij.
Si asnjë komisar teknik i Gjermanisë më parë, 59-vjeçari ka nisur aventurën e tij me një barazim dhe një humbje.
“Nuk dua të mendoj shumë për ndeshjet e luajtura pasi kemi dhe dy të tilla që na presin në ditët në vazhdim. Për startin e dobët nuk mund të them asgjë më shumë. Preferoj një start të dobët, por një fund pozitiv”, tha Klopp. A.V.
Teilen: