– E sotmja do të jetë hera e 31-të që Franca dhe Holanda përballen mes tyre. 15 fitore franceze kundrejt 11 të “Tulipanëve” ndërkohë që katër barazime plotësojnë bilancin.
– Dy gola për ndeshje shënohen sa herë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën. 53 golat e shënuar nga “Gjelat” teksa janë 57 të pësuarit.
– Nga 30 përballje mes tyre vetëm 11 kanë qenë në ndeshej zyrtare ndërkohë që në 19 raste Holanda dhe Franca janë sfiduar në miqësore me transalpinët që kanë fituar nëntë herë dhe “Tulpianët” shtatë.
– I vetmi barazim mes Francës dhe Holandës në ndeshje zyrtare ka ndodhur përgjatë një kampionati europian ndërkohë që fitorja e fundit i përket Francës që më 13 tetor të vitit të vitit të kaluar fitoi në fushën e holandezëve në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e këtij kampionati europian.
– Franca ka mundur Holandën në 7 nga 8 përballjet e fundit direkte, duke shënuar 17 gola në total (mesatarisht më shumë se 2 për ndeshje).
– Holanda nuk ka barazuar që nga qershori i vitit 2023 (2-2 kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve): që atëherë ekipi portokalli ka regjistruar 9 fitore dhe 3 humbje.
– Franca ka shënuar në 5 ndeshje radhazi në fazat finale të Kampionatit Europian, në të cilat, megjithatë, vetëm dy herë ka shënuar më shumë se një gol.
– Katër janë golat e shënuar nga Kilië Mbape kundër Holandës, por kapiteni i “Gjelave” do të mungojë në ndeshjen e sotme pas dëmtimit të pësuar të hënën në sfidën kundër austriakëve.
– Me fitoren e saj debutuese në Euro 2024, Franca arriti rezultatin e katërt të dobishëm radhazi. Në fakt, para se të mbërrinte në Europian, skuadra franceze kishte mundur Kilin dhe Luksemburgun dhe kishte barazuar ndaj Kanadasë. Skuadra e drejtuar nga Didie Deshamps gjithashtu mundi të ruante portën e paprekur për ndeshjen e tretë radhazi.
– Nga ana tjetër, Holanda shënoi fitoren e tretë radhazi duke qenë se para se të mbërrinte në garën kontinentale kishte mundur Kanadanë dhe Islandën me dopietë 4-0. Për më tepër, kombëtarja holandeze ka shënuar radhazi për 14 ndeshje radhazi dhe për ironi, hera e fundit që nuk shënoi ishte kur më 24 mars 2023 u mund nga Franca 4-0 në kualifikimet për këtë turne.
– “Gjelat” dhe “Tulipanët” nuk kanë përfunduar një ndeshje në barazim për më shumë se 20 vjet: ishte 31 mars 2004 dhe miqësorja përfundoi 0-0. Do të jetë e vështirë për Holandën të gërvisht një rekord që e ka parë Francën të pamposhtur në 90 minuta në fazat e fundit të një turneu kontinental që nga viti 2012.
PANORAMASPORT.AL