Daniele Rugani është një emër i cili nuk ka bindur kurrë tifozët dhe trajnerët e Juventusit. Por sa herë që ai është në fushë, bardhezinjtë në fakt nuk bëjnë edhe aq keq në prapavijë.
Mbrojtësi i nënvlerësuar ka luajtur rrallëherë me skuadrën në fjalë nga minuta e parë. Por sipas statistikave, rezulton që në 8 ndeshjet e që ka luajtur ai në 2 kampionatet e fundit si titullar, Juventusi ka pësuar vetëm një gol.
Me të si titullar në mbrojtje, Juventusi ka siguruar 19 nga 24 pikët e mundshme në këto sfida, duke pësuar vetëm një gol, në humbjen 0-1 në shtëpi ndaj Napolit.
NDESHJET ME RUGANIN TITULLAR
– Sampdoria-Juventus 0-0
– Juventus-Empoli 4-0
– Juventus-Udineze 1-0
– Specia-Juventus 0-2
– Juventus-Napoli 0-1
– Atalanta-Juventus 0-2
– Juventus-Leçe 1-0
– Milan-Juventus 0-1
PANORAMASPORT.AL