• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistika e pabesueshme e Arnautoviç, iu deshën 14 vite pritje për të shënuar një gol me Interin

29/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marko Arnautoviç shënoi në ndeshjen ndaj Xhenoas golin e tij të parë në këtë sezon në Serinë A. Një gol i cili për sulmuesin austriak është i pari në karrierë si zikaltër në Serinë A dhe shënon një statistikë me të vërtetë të pazakontë.

4361144abce980590dd5041aef17ef39-94539-oooz0000

Sulmuesi ishte pjesë e Interit në sezonin 2009-2010, por asokohe nuk tundi rrjetën në tre ndeshjet që luajti me skuadrën e cila më pas fitoi “Triplete” të famshme. Ndaj atij iu desh që të priste për 14 vite deri në rikthimin e tij te zikaltrit, për të shënuar për herë të parë në Serinë A me Interin, për fat të keq pa i sjellë suksesin skuadrës në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Njëkohësisht, ai u bë austriaku i dytë në historinë e klubit zikaltër që tund rrjetën në kampionat. I pari ishte Herbert Prohaska, i cili ka shënuar 8 herë me këtë fanellë në vitet 1981-1982.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Skuadrat italiane do të përjashtohen nga Seria A nëse i bashkohen Superligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.