– Me 75 precedentë, kjo është sfida më e shpeshtë për të Belgjikën dhe Francën. Takimi i parë mes tyre daton në 1 maj 1904 kur dy skuadrat barazuan 3-3 në Bruksel, ndeshja e parë zyrtare për të dyja.
– Takimet më të fundit nga 76 mes dy skuadrave rezultuan të ishin ndër më emocionueset, me “Gjelat” që përmbysën një deficit prej dy golash në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve më 7 tetor 2021. Golat nga Karrasko dhe Lukaku dukej se e kishte vënë belgët në rrugën e fitores, Karim Benzema dhe një penallti nga Mbape barazuan gjithçka teksa Hernandez firmosi fitoren.
– Skuadra e Didie Descamps kishte mundur Belgjikën 1-0 në Shën Petersburg më 10 korrik 2018 gjithashtu në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, me Samuel Umtiti që shënoi golin e vetëm të ndeshjes gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Dje ky rezultat u përsërit për të tretën herë radhazi.
– Para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2018, ndeshja e fundit zyrtares me këtyre ekipeve ishte në Kupën e Botës 1986, me Francën që fitoi 4-2 pas kohës shtesë në ndeshjen për vendin e tretë. Dje francezëve, siç kishte premtuar Deshamps, u mjaftuan 90 minuta.
– Takimet e tjera mes dy skuadrave në Kampionatin Evropian u zhvilluan të gjitha në kualifikuese, me Belgjikën fitimtare, ndërkohë që dje ishte e para herë në fazën me eliminim.
PANORAMASPORT.AL