* Interi është i pamposhtur në 26 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Veronës, falë 21 sukseseve dhe 5 barazimeve. Vetëm kundër Sampdorias, zikaltrit kanë pasur një ecuri më të gjatë në pathyeshmërie me 30 ndeshje pa humbje nga nëntori i vitit 1961 dhe prilli i vitit 1997.
* Interi ka shënuar në 13 transfertat e fundit kundër Veronës në Serinë A, kur në 12 të mëparshmet kishte ngelur në thatësirë 6 herë. Bëhet fjalë për ecurinë më të gjatë të golave të shënuar ndaj një rivali në Serinë A.
* Verona ka humbur në 40 ndeshje të Serisë A kundër Interit dhe ka fituar 4. 22 të tjerat kanë përfunduar në barazim.
* Interi ka arritur të grumbullojë 11 fitore në transfertë në Serinë A në vitin 2024, më shumë se çdo skuadër tjetër. Vetëm 3 vite të tjera ka bërë më mirë me 12 fitore në vitin 2023, 13 në vitin 2007 dhe 2021.
* Verona nuk ka barazuar ende në shtëpi në këtë kampionat duke marrë 3 fitore dhe 3 humbje.
* Interi nuk ka arritur që të fitojë 2 nga 4 ndeshjet e fundit në Serinë A duke marrë 2 barazime. Në total ka arritur të marrë 25 pikë në këtë kampionat, 6 më pak sesa sezoni i kaluar pas 12 javësh ku kishte 31. Vetëm Monza ka një diferencë më të madhe (-9) në krahasim me vitin e kaluar.
* Verona është skuadra që ka bërë më shumë presing larg në Serinë A 3276, ndërsa Interi është skuadra e tretë që ia del me sukses të kalojë presionet e këtij tipi me 83%. Renditet pas Juventusit me 86 dhe Milanit me 84%.
* Kasper Tengshtet ka shënuar 4 gola në këtë kampionat me 5 goditje në portat kundërshtare. Mund të bëhet lojtari i dytë danez që ka realizuar të paktën 5 gola në një sezon të Serisë A me Veronën pas Preben Elkjaer Larsen.
* Lautaro Martinez ka realizuar 6 gola në 8 ndeshje kundër Veronës në Serinë A. Me fanellën e Interit vetëm Kristian Vieri (7 gola) dhe Bosinenja (9) ka bërë më mirë ndaj ekipit verdheblu në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL