Në epokën “Gasperini” (nga 2016-2017), Atalanta ka humbur vetëm 4 ndeshje nga 14 sfidat kundër Juventusit në Serinë A, 2 fitore dhe 8 barazime kompletojnë bilancin, pasi karriera e trajnerit të bergamaaskëve kishte njohur 12 humbje radhazi në kampionat, përpara se të zbarkonte te zikaltrit.
– Juventusi ka fituar sfidën e fundit përballë Atalantës në Serinë A, edhe pa pësuar gol madje (2-0 më 7 maj në Bergamo). Bardhezinjtë mund të arrijnë dy suksese radhazi ndaj skuadrës së Gasperinit pa pësuar gol për herë të parë që nga marsi 2016, kur zikaltrit i stërviste Edi Reja.
– Atalanta ka fituar vetëm një nga 18 sfidat e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A (5 barazime dhe 12 humbje), duke mbajtur portën të paprekur në vetëm një rast gjatë kësaj peridhë (1-0 më 18 prill 2021).
– Atalanta numëron 4 fitore radhazi në shtëpi, në Serinë A dhe serinë e 5 fitoreve radhazi e ka arritur dy herë në epokën “Gasperini”, shtatë fitore radhazi mes muajve shkurt-korrik 2020 dhe po aq fitore në shkurt-maj 2021.
– Me atë ndaj Sasuolos rritet në 6 numri i humbjeve në transfertë nga Juventusi, në vitin 2023, në Serinë A. Duke nisur nga viti diellor 2000, vetëm një herë Juventusi ka numëruar 7 humbje larg shtëpisë së tij, në 2010-ën, me tre trajnerë të ndryshëm në stol madje, Ferrara, Zakeroni dhe Del Neri.
– Me fitoren kundër Leçes, Juventusi është rritur në kuotën e 13 pikëve. Diçka e tillë nuk ndodhte që nga sezoni 2019-2020, (16 në atë rast, pas 6 javëve të para).
– Që kur Masimiliano Alegri është rikthyer te Juventusi (sezoni 2021-2022), Juventusi është skuadra që ka fituar më së shumti me rezultatin 1-0, plot 14 herë.
– Dushan Vlahoviç i ka shënuar 5 gola Atalantës në Serinë A. Vetëm kundër Bolonjës dhe Lacios (6 gola) ka mundur të bëjë më mirë. Në veçanti, “Geëiss Stadium”, ku do të luhet të dielën është ambienti që e karikon më shumë, në të cilin kë realizuar 3 herë, i fundit ai në sezonin e kaluar në minutën e 98-të, ku ngriu shifrat në 0-2.
PANORAMASPORT.AL