• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat/ Borusia e Dortmundit s’është më rivale e denjë e Bajernit, bavarezët mesatarisht 16 pikë më shumë se rivalët nga Vestfalia

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në 2011-ën dhe 2012-ën Borusia e Dortmundit ishte rivalja e ashpër e Bajernit duke e mundur dy herë në garën për titull. Madje shumë mendojnë se rivaliteti i fortë në Bundesligë frymëzoi formacionin bavarez të ngrinte edhe më shumë nivelin duke dominuar në Bundesligë për 11 sezone me radhë si dhe triumfuar në Champions.  

Por sot realiteti është i hidhur për rivalët nga Vestfalia. Me fitoren e Bajernit në Mynih kundër Verderit dhe humbjen e Borusias në Dortmund përballë Shtutgartit diferenca e pikëve mes dy ekipeve në këtë sezon ka shkuar në 25 pikë.

Nga sezoni 2012-2013 e deri më sot Borusia e Dortmund “trembi” Bajernin në dy sezone. Në 2018/19 bavarezët fituan titullin me vetëm dy pikë diferencë ndërsa në 2023/24 siguruan triumfin vetëm falë diferencës më të mirë të golave.

Statistikat tregojnë se Bajerni nga sezoni 2012-2013 e deri në javën e 21 të këtij edicioni ka grumbulluar plot 205 pikë më shumë se Borusia e Dortmundit. Mesatarisht rekordmenët e Gjermanisë kanë grumbulluar plot 16 pikë më shumë për sezon karahasuar më rivalët nga Dortmundi.

Next Post

Shqipëria mund të jetë pa Dakun ndaj Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.