• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

STATISTIKAT/ Çelsi ka harruar t’i shënojë Sitit, ja rekordi që kërkon skuadra e Guardiolës ndaj bluve të Londrës

12/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

– Mançester Siti ka fituar 1-0 në secilën prej katër përballjeve të fundit në Premier Ligë me Çelsin.   – Të vetmit kundërshtarë që Çelsi ka dështuar që t’u shënojë në më shumë se katër ndeshje radhazi në kampionat janë Njukasëlli: 6 ndeshje nga viti 1913-1919.

cucurela

– Blutë e Londrës do të kërkojnë që të shmangin pesë humbje radhazi në kampionat kundër një rivali të vetëm që prej 7 disfatave që pësuan ndaj Blekbërnit mes viteve 1993-1996.

– Siti mund të bëhet klubi i parë që fiton në Premier Ligë katër ndeshje radhazi në transfertë kundër Çelsit, që prej 6 fitoreve që regjistroi Lidsi në “Stamford Bridge” në 1973-1991.

– Çelsi ka fituar tri nga pesë ndeshjet e tyre të fundit të kampionatit, pas një serie vetëm 2 fitoresh në 18 tentativa.

– Ata do të përpiqen që të shmangin 9 humbje kampionati në shtëpi në një vit kalendarik për herë të parë që prej vitit 1986. – Fitorja e tyre e vetme në 13 ndeshjet e fundit të kampionatit në shtëpi ishte 3-0 kundër Lutonit në gusht.

– Çelsi ka dështuar që të shënojë në 9 nga 18 ndeshjet e tyre të kampionatit në shtëpi në vitin 2023, përfshirë 3 nga 4 të fundit.

– Kol Palmer ka shënuar 6 gola në 41 ndeshje për Sitin në të gjitha kompeticionet, përfshirë golat në finalet e Superkupës së Anglisë dhe Superkupës së Europës. Mançester Siti

– 27 pikët që ka grumbulluar Siti këtë sezon në 11 javë është shifra më e lartë që prej 29 pikëve të fituara në këtë fazë të sezonit 2018-’19.

– Ata kanë humbur 3 nga 6 transfertat e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet, por në shtëpi kanë një seri prej 23 fitoresh radhazi.

– “Qytetarët” do të përpiqen të ruajnë portën e paprekur në dy ndeshje radhazi në transfertë në Premier Ligë për herë të parë që prej 5 ndeshjeve nga shkurti deri në prill 2022.

– Që kur humbën kundër Çelsit dhe Brajtonit në maj 2021, Siti ka humbur vetëm 1 nga 68 ndeshjet e fundit të Premier Ligës, në të cilat ata kanë shënuar të parët (61 fitore, 6 barazime).

PANORAMSPORT.AL

Next Post

Ten Hag e konfirmon lëndimin e Hojlundit dhe Eriksenit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.