• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat e Bajern-PSG/ Skuadra pariziene ka kujtime të përziera nga Mynihu

26/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajern dhe PSG do të përplasin “brirët” në javën e 5 të formatit të ri në Champions.gtrytuËshtë fakt se të dyja ekipet vijnë me pretendime të mëdha në këtë kompeticion, por deri tani nuk kanë treguar versionin e tyre më të mirë, ç’ka do t’i shtojë rivalitetin duelit të sotëm. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat më pikante:

TRENDI I BAJERNIT NDAJ PSG-SË

Bajern Mynih është pak përpara në total, ballë për ballë me shtatë fitore kundrejt gjashtë të Parisit, megjithatë ecuria ka qenë më i njëanshëm kohët e fundit. Rekordmenët gjermanë kanë fituar secilën nga tri takimet e fundit midis dy peshave të rënda europiane midis 2021 dhe 2023. Vetëm Juventusi ka arritur më shumë fitore radhazi kundër klubit të kryeqytetit francez në Europë (gjashtë midis 1989 dhe 1997).

PARISI PRISH REKORDIN MBRESËLËNËS

Bavarezët ka mësuar gjithashtu se PSG-ja është e aftë të bëjë “dëme”. Në të vërtetë, Bajerni ka fituar 12 nga 14 ndeshjet e fundit europiane kundër ekipeve nga Franca, dy humbjet e vetme erdhën kundër Parisit në 2017 dhe 2021. Disfata e dhimbshme 3-2 në prill 2021 ishte gjithashtu hera e vetme në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi, ndaj klubeve franceze që janë mundur.

DUKE SYNUAR FITOREN E SHTATË RADHAZI, PA PËSUAR

Bajerni shënoi fitoren e gjashtë radhazi pa pranuar gol kundër Augsburgut të premten në mbrëmje. Klubi nga Mynihu nuk kanë arritur një ecuri të tillë që nga viti 2014. Tani ata shpresojnë të arrijnë shtatë kundër PSG.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.