Bajern Mynih dhe Verder rezulton ndeshja më e luajtur në historinë e Bundesligës, aty ku avantazhi i bavarezëve është i ndjeshëm. Më poshtë do ju prezantojmë me disa nga faktet më pikante të këtij dueli, sikurse vazhdimësinë në sezonin aktual.-Në përgjithësi, klubi bavarez është dukur shumë i uritur për gola në ligë këtë sezon dhe ka grumbulluar 62 në 20 ndeshjet e para të Bundesligës (3.1 për lojë). Në historinë e kampionatit gjerman, vetëm Bajerni ka shënuar më shumë gola pas 20n javësh, 65 në sezonin 2021/22.
-Gjigandët nga Mynihu kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit radhazi në Bundesligë. Herën e fundit që ata triumfonin kaq shpesh radhazi ishte në vitin 2020 (14). Asnjë klub tjetër në pesë ligat e mëdha europiane nuk kanë arritur një përqindje kaq të lartë fitimi (80 përqind) sa Bajerni këtë sezon.
-Me 51 pikë pas 20 ndeshjesh, rekordmenët e Gjermanisë po shijojnë sezonin e tyre më të mirë të Bundesligës në nëntë vjet. Vetëm dy herë (2013/14 dhe 2015/16) lojtarët e Bajernit kanë marrë më shumë pikë në 20 ndeshjet e para. Megjithatë, kundërshtarët e tyre nga Bremeni janë gjithashtu në një ecuri mbresëlënëse. Verder po shijon sezonin e tyre më të mirë të Bundesligës në 13 vjet dhe ka 30 pikë. Ata tashmë kanë marrë po aq pikë jashtë shtëpisë sa në të gjithë sezonin e kaluar (17).
-Herri Kejn shënoi golin e tij të 54-të dhe të 55-të në ndeshjen e tij të 50-të të Bundesligës kundër Holshtain Kil të shtunën e kaluar. Asnjë lojtar tjetër nuk ka finalizuar aq shpesh në 50 paraqitjet e tij të para në ligën e parë të Gjermanisë. Rastësisht, numri “9” shënoi golin e tij të parë në Bundesligë në gusht 2023, në një fitore 4-0 jashtë fushe kundër Verder Bremenit.
PANORAMASPORT.AL