Interi regjistroi një fitore bindëse në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Lacion me rezultatin e pastër 3-0 duke siguruar biletën për në finalen e ditës së hënë ndaj Napolit.
Turam, Çalhanoglu dhe Fratezi ishin autorët e golave për zikaltrit e Inzagit. Për sa i përket statistikave, Interi do të luajë finalen e 12-të të Superkupës së Italisë në historinë e klubit zikaltër, duke barazuar Milanin me po 12 finale, ndërkohë që Juventusi mban vendin e parë me 17 finale të luajtura.
12 – Inter will play their 12th Italian Super Cup final in their history, equalling AC Milan at second place in the competition, only Juventus played more (17). Objective.#InterLazio #SupercoppaItaliana pic.twitter.com/oudwHATqI0
— OptaPaolo (@OptaPaolo) January 19, 2024
Gjithashtu vlen të theksohet se Interi është një nga 3 klubet e vetme, së bashku me Realin e Madridit dhe Sitin, me 3 lojtarë që kanë shënuar të paktën 10 golat në TOP 5 Ligat Europiane në sezonin 2023-2024, në të gjitha kompeticionet. Lautaro Martinez është në kuotën e 20 golave, ndërkohë që mbrëmjen e sotme në kuotën e 10 golave u ngjitën Çalhanoglu dhe Turam.
10×3 – #Inter are one of the only 3 clubs, with Real Madrid and Manchester City, with 3 players with at least 10 goals in the Big-5 European leagues in 2023/24 (in all comps): Lautaro (20), Çalhanoglu ( 10) and Thuram (10). Stellar.#InterLazio #SupercoppaItaliana
— OptaPaolo (@OptaPaolo) January 19, 2024
PANORAMASPORT.AL