Interi ka qëndruar i pamposhtur në 13 ndeshje nga 14 të fundit kundër Kaljarit në Serinë A. Simone Inzagi nuk ka humbur asnjë ndeshje në 5 që ka luajtur si rival ndaj Kaljarit. Mes trajnerëve të Interit, vetëm Mançini ka më shumë ndeshje pa u mposhtur me 6 fitore dhe 3 barazime.
* Interi është skuadra, ndaj së cilës Kaljari ka pësuar më shumë gola në Serinë A, 152 në 87 ndeshje, duke pasur një mesatare 1.7 për ndeshje. Zikaltrit kanë shënuar në 25 ndeshje radhazi në shtëpi kundër kuqebluve. Bëhet fjalë për ecurinë më të gjatë të ndeshjeve në shtëpi radhazi me gol.
* Kaljari sfidon Interin me një distancë negative 38 pikë në klasifikim.
* Interi ka 37 ndeshje radhazi në shtëpi në Serinë A që ka shënuar gol. E fundit pa gol ka qenë më 15 prill 2023 kundër Monzës.
* Kaljari ka mbajtur portën të paprekur në 2 sfidat e fundit në kampionat, duke marrë 1 fitore dhe 1 barazim. Mund të arrijë 3 ndeshje pa pësuar radhazi për herë të parë që nga viti 2012 me Pulgën si trajner.
* Në këtë ndeshje do të përballet skuadra që ka shënuar më shumë gola nga goditjet standarde Interi me (20) dhe ajo që ka pësuar më shumë nga situata të tilla, Kaljari 17.
* Interi është skuadra që ka më shumë lojtarë me të paktën një asist të shërbyer në 5 kampionatet kryesore, plot 20 të tillë. Barcelona ka 19, Roma 18, ndërsa Kaljari 12.
* Lautaro Martinez është lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në 100 goditje dhe raste të krijuara në 6 sezonet e fundit të Serisë A. Në këtë sezon ai ka 126 tentativa, më pak vetëm sesa Niko Paz me 137 dhe Kristoviç me 151. Ndërkohë që Klajari është skuadra, ndaj së cilës ai ka marrë pjesë në më shumë gola, 11 në 10 ndeshje duke pasur 10 gola dhe 1 asist.
* Markus Turam ka rigjetur golin kundër Parmës, pasi kishte 9 sfida që nuk e bënte. Mund të arrijë të shënojë në 2 ndeshje radhazi për herë të parë që nga periudha nëntor-dhjetor kur arriti 4. Francezi ka shënuar 1 gol çdo 114 minuta në këtë turne deri në fund të dhjetorit, por nga janari dhe deri tani shënon 1 gol çdo 409 minuta.
* Lenadro Pavoleti nuk luan një ndeshje si titullar në Serinë A që nga 30 dhjetori i vitit 2023, kundër Empolit.
PANORAMASPORT.AL