• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat e Inter-Salernitana/ Lautaro bëri histori, por duhet kujdes nga Kandreva

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi do të presë Salernitanën në orën 21:00 në ndeshjen e vlefshme për javën  e 25-të në Serinë A. Njihuni me përballjet mes tyre:

inter

* Vetëm 1 barazim ka ndodhur mes Interit dhe Salernitanës në Serinë A në 9 ndeshjet e fundit (1-1 në 7 prillin e vitit 2023). Bilanci plotësohet me 2 fitore të ekipit granata.

* Salernitana i ka humbur 4 ndeshjet e luajtura në transfertë kundër Interit në kampionat. Vetëm kundër Fiorentinës kanë humbur 5 ndeshje nga 5.

* Interi ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë vit kalendarik 2024 për herë të parë që nga sezoni 1929-1930).

* Interi është ekipi me përqindjen më të lartë të fitoreve (83%) në 5 kampionatet kryesorë të Europës. Zikaltrit janë formacioni që kanë regjistruar më shumë ndeshje pa gol (14).

* Salernitana ka mbajtur portën e paprekur në 2 nga 3 transfertat e luajtura në kampionat.

* Fabio Liverani ka humbur gjithmonë në debutim me një skuadër në Serinë A. Dy prej tyre kanë qenë pikërisht ndaj Interit kur drejtonte Xhenoan dhe Leçen.

* Kjo është ndeshja mes dy skuadrave që kanë shënuar më shumë gola në pjesët e dyta në këtë kampionat (Interi 30) dhe Salernitana (27).

* Nga njëra anë është Interi që ka shënuar më shumë gola me 11-metërsh në Serinë A (9) dhe në anën tjetër formacioni që ka pësuar më shumë (9) penallti. Në tërësi, zikaltrit janë skuadra që kanë realizuar më shumë gola nga goditjet standarde (17), ndërkohë që Salernitana është ajo që pëson më shumë nga topat e ndalur. (15 bashkë me Kaljarin).

* Në ndeshjen e fazës së parë më 30 shtator, Lautaro Martinez u bë lojtari i parë që ka shënuar 4 gola si zëvendësues. Kjo skuadër është “gjahu” i tij i prefeuar pasi ka arritur t’i realizojë 9 gola, po aq sa Kaljari.

* Interi është rivali i preferuar i Antonio Kandrevës. Ai ka arritur t’i shënojë 7 gola. Vetëm Berardi iu ka shënuar më shumë zikaltërve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbappe njoftoi lamtumirën, PSG hidhet në sulm për tre sulmuesit më të mirë të Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.