Interi ka humbur vetëm 1nga 12 ndeshjet e fundit kundër Kaljarit në Serinë A.Bilanci i 11 të tjerave është 10 fitore dhe 1 barazim. Autogoli i Perisiç dhe goli i Pavoletit rezultuan vendimtarë përtë përmbysur golin e Lautaro Martinezit.
* Zikaltrit kanë fituar 5 ndeshjet e fundit kundër Kaljarit menjë golavarazh 13 të shënuardhe 2 të pësuar. Interi nuk regjistron më shumë sesa 5 fitore radhazi kundër kuqebluve.
* Pas një ecurie me 4 ndeshje jashtë fushës pa humbje në kampionat mes vitit 2012-2016(2 fitore dhe 2 barazime), Kaljardi ka humbur 4 nga 5 transfertat kundër zikaltërve.
* Kaljari është i pamposhtur në 6 nga 7 ndeshjet e kampionatit me 3 fitore dhe 3 barazime, pasi kishte arritur 4 humbje radhazi.
* Interi ka grumbulluar 82 pikënë këtë kampionat me 26 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1humbje. Me një sukses ndaj Kaljarit do të bëhej skuadra eparë që grumbullon 85 pikë pas 32 ndeshjesh në një sezon të Serisë A.
* Vetëm Frozinone (4) ka grumbulluar më pak pikë sesa Kaljari në transfertë (7) në këtëSerie A duke marrë 1 fitore, 4barazime dhe 10 humbje.
* Në rast të një goli kundërKaljarit, Interi do të vendostenjë rekord personal për ndeshjeradhazi që ka gjetur rrjetën(40). Simone Inzagi mund të jetë trajneri i tretë i një skuadre që ka gjen rrjetën për 40 ndeshje radhazi pas Kontes me Juventusin (43) dhe Alegrit me Juventusin (44).
* Kaljari 524 dhe Interi 479janë dy skuadrat që kanë krijuar më shumë krosime ngaaksionet në këtë Serie A. Ndërkohë që Interi ka shënuar 13 gola me krosime, Kaljari ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm 2 herë.
* Hakan Çalhanoglu (10 golanë këtë kampionat) është mesfushori i dytë i Interit që shkon me numra dyshifrorë për gola të shënuar pas Ivan Perisiçit, i cili shënoi 11 në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018. Rekordi i turkut është 11 gola në sezon me Hamburgun.
* Nikolas Viola ka shënuar 4gola në këtë sezon, të gjithëduke u futur në fushë si lojtar zëvendësues.
PANORAMASPORT.AL