Lamine Jamal mbush sot 6.324 ditë, po aq sa ishte Lionel Mesi në ditën e debutimit me ekipin katalanas. Mediet spanjolle kanë përfituar nga kjo datë për të bërë krahasimin mes yjeve të ekipit të Barcelonës.
Deri më tani mund të thuhet me siguri se Jamal ka “mundur” Mesin sa i përket protagonizmit në moshë të re. Jamal debutoi më 29 prill të 2023 në ndeshjen mes Barçës dhe Besinit kur ishte vetëm 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë.
Ai është lojtari më i ri që shënon për Barçën (16 vjeç dhe 87 ditë), ai gjithashtu është edhe goleadori më i ri i La Ligës (16 vjeç dhe 87 ditë), Kupës së Mbretiti (16 vjeç dhe 195 ditë) dhe Superkupës së Spanjës (16 vjeç dhe 182 ditë).
Shifrat e Jamal në moshën kur debutoi Mesi:
FC Barcelona: 66 ndeshe, 13 gola, 17 asist
LaLiga: 50 ndeshje, 10 gola, 12 asist
Champions League: 13 ndeshje, 2 gola, 5 asist
Copa del Rey: 1 ndeshje, 1 gol
Supercopa España: 2 ndeshje, 1 gol
Spanja: 17 ndeshje, 3 gola, 8 asist
Europian: 7 ndeshje, 1 gola, 4 asist
Nations League: 3 ndeshje, 1 asist
Miqësore: 3 ndeshje, 3 asist
Totali: 83 ndeshje, 16 gola dhe 25 asist