• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat e Liverpul-Bolonja/ Slot kërkon rekordin historik

02/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

IMG_3406
-Kundër Bolonjës është ndeshja e 250-të e Liverpulit në Kupën e Kampioneve/Ligën e Kampioneve. Ata kanë fituar 145 deri më sot. Bolonja do të jetë kundërshtari i 137-të i ndryshëm evropian i “Reds”ave dhe i 10-ti nga Italia.

– Një fitore do të bënte që Slot të bëhej trajneri i parë i Liverpulit në histori që arrin tetë fitore në nëntë ndeshjet e tij të para në krye.

– Salah mund të bëhet lojtari i parë i Liverpulit që shënon në pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampioneve në shtëpi, një seri që nisi prej 2022-2023.

– Alison, i cili feston ditëlindjen e tij të 32-të sot, pritet që të të bëjë paraqitjen e tij të 50-të evropiane për klubin.

– Diogo Zhota mund të bëjë startin e tij të 100-të për Liverpulin në të gjitha kompeticionet.

– Salah ka shënuar pesë gola në tre paraqitjet e tij të mëparshme në karrierë kundër Bolonjës, duke përfshirë një tregolësh në fitoren 3-0 të Romës në shtëpi, në nëntor 2016. Ai është dy gola larg nga kuota e 50 golave në Champions në karrierën e tij.

– Federiko Kieza ka shënuar më shumë kundër Bolonjës në karrierën e tij se sa kundër çdo ekipi tjetër, shtatë gola në 11 paraqitje. Por dëmtimi do ta mbajë larg ndeshjes së sotme.

– Bolonja është një nga pesë klubet që debutoi në Champions në sezonin 2024-2025.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

2 Korriku kalon tutje në Youth League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.