Juventusi ka triumfuar në transfertën me Monzën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serinë A. Ja statistikat e përballjeve:
– Juventusi ka fituar të paktën pesë nga 7 transfertat e para në kampionat, në 7 nga 12 sezonet e fundit, ndonëse kjo është hera e parë që pas 2019- 2020 që e bën këtë. Dhe sa herë e ka bërë këtë, në fund është shpallur gjithmonë kampion i Italisë.
– Asnjë mesfushor i Serisë A nuk ka shënuar më shumë gola se Adrien Rabio nga fillimi i sezonit të shkuar, deri dje në mbrëmje (13 gola, njësoj si Felipe Anderson e Teun Kopmeiners).
– Adrien Rabio shënoi dhe shërbeu një asist brenda të njëjtës ndeshje të Serisë A, për të dytën herë që nga 12 maji 2021, kundër Sasuolos.
– Monza gjeti golin me gjuajtjen e parë dhe të vetme në kuadratin e Juventusit.
– Valentin Karboni u shndërrua në golashënuesin më të ri të Monzës në Serinë A (18 vjeç e 271 ditë).
– Me vetëm 18 vjeç e 271 ditë, Valentin Karboni është golashënuesi i dytë më i ri i kësaj Serie A, pas Arijon Ibrahimoviçit të Frozinones (17 vjeç e 330 ditë).
– Dushan Vlahoviç ka gabuar 4 nga 7 penalltitë e fundit të goditura në Serinë A, pasi më parë kishte dërguar saktë në rrjetë 12 precedentët.
– Juventusi shënoi me Rabionë golin e pestë nga zhvillimet e një goditje këndi, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë kampionat.
PANORAMASPORT.AL