* Napoli ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet kundër Interit në Serinë A. Bilanci i të tjerave është 4 barazime dhe 6 humbje. Nga viti 2020 kundër asnjë skuadre tjetër nuk kanë bilanc kaq negativ.
* Për të pestën herë në 10 sezonet e fundit nga 2015-2016, Napoli dhe Interi do të sfidohen si dy të parat e kampionatit. Në katër herët e fundit ka pasur një fitore për të kaltrit 2-1 me dopietën e Higuainit dhe tre barazime.
* Zikaltrit kanë mbetur të pamposhtur në 4 nga 5 transfertat kundër Napolit në Serinë A me 2 fitore dhe 2 barazime. Në total pas suksesit në javën e fundit 0-3 në “Maradona” në dhjetorin e vitit 2023, zikaltrit mund të arrijnë 2 fitore radhazi në transfertë për herë të parë nga viti 1997.
* Napoli nuk di të fitojë në kampionat prej 4 javësh me 3 barazime dhe 1 humbje. Një skuadër e Antonio Kontes nuk ka arritur kurrë 5 ndeshje radhazi pa fitore në Serinë A. Napolitanët mund të humbasin 2 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2023.
* Interi do të nisë javën si kryesues për herë të dytë në këtë kampionat pas 15 shtatorit kur përfundoi 1-1 në shtëpinë e Monzës. Pas suksesit 1-0 kundër Xhenoas, zikaltrit mund të fitojnë 2 ndeshje radhazi për herë të parë në vitin 2025 në Serinë A.
* Napoli dhe Interi janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola që vijnë nga një rikuperim topi 40 metra nga porta kundërshtare në këtë kampionat. Të dyja kanë shënuar nga 6 gola.
* Dy nga tre golat e shënuar nga Raspadori në Serinë A kanë arritur në vitin 2025. Pas golave me Lacion dhe Komon, sulmuesi i Napolit mund të arrijë 3 ndeshje radhazi me gol për herë të parë në Serinë A.
* Romelu Lukaku ka luajtur 97 ndeshje dhe ka shënuar 57 gola në Serinë A me Interin nga 2019 deri në 2023. Me një gol mund të shkojë me numra dyshifrorë për herë të pestë që nga viti kur ka debutuar në Serinë A. Gjatë kësaj kohe vetëm Lautaro me 6 herë ka më shumë.
* Lautaro Martinez ka shënuar një gol në 6 ndeshje kundër Napolit në shtëpinë e tyre në Serinë A. Napoli është një prej skuadrave ndaj të cilave ka shënuar të paktën një gol në transfertë.
* Hakan Çalhanoglu ka shënuar në 2 nga 3 ndeshjet kundër Napolit në Serinë A. Ka gjetur rrjetën në barazimin 1-1 në ndeshjen e fazës së parë, 3-0 në kampionatin e kaluar. Në rast se gjen rrjetën sërish do të jetë goli i tij i 50-të në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL