Friday, 3. April 2026
Sport

Statistikat e pjesës së parë: Çekia dominuese ndaj Shqipërisë në “Fortuna Arena”

GS 07/09/2023 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Çekisë dhe Shqipërisë.

  

Rezultati pas fraksionit të parë është 0:0 në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë, shkruan lajmi.net.

Reprezentacioni vendas dominoi në 45 minutat e para të ndeshjes, duke goditur dy herë drejt portës së Berishës.

Gjithashtu vendasit dominuan lehtësisht edhe në posedim të topit 51%-49%.

Rast të mire për kuqezinjtë lëshoi Cikalleshi në minutën e 27-të kur u gjend përballë me portierin, por që nuk pranoi topin siç duhet dhe shpërdoroi një mundësi të mirë.

Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Një numër i madh i tifozëve shqiptarë janë prezent në stadium, të cilët po e përkrahin maksimalisht ekipin shqiptar.

Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/

  

  


Teilen: