Tuesday, 5. May 2026
Sport

Statistikat e shqiptarit ndaj Milanit

GS 10/01/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë mbrëmjen e sotme ndaj Milanit, në triumfin 1:2 që Atalanta arriti në “San Siro” ndaj kuqezinjve.

Duel ky i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës së Italisë.  

Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm, teksa në bazë të notave dhe statistikave të faqes së specializuar “Sofa Score”, Gjimshiti rezulton me vlerësimin më të lartë nga treshja e mbrojtjes së Atalantës (6.7). 

Vlen të theksohet fakti se 30-vjeçari është shndërruar në një lider te skuadra e tij, duke ofruar garanci në prapavijën zikaltër.

Teilen: