• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat flasin për Interin

07/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Goli i dytë në kampionat i Davide Frattesit me fanellën e Interit, i jep mundësinë zikaltërve që të mbyllin në krye të renditjes fazën e parë të kampionatit italian (cilido që të jetë rezultati i Juventusit në ndeshjen e sotme, që edhe në rast fitoreje përballë Salernitanës mbetet 2 pikë larg skuadrës së Inzaghit).

Ndonëse nuk munguan polemikat në fitoren përballë Veronës, Interi ka fituar titullin simbolik “kampion i dimrit” në Serie A për herë të 18-të në historinë e klubit. Në 10 nga 17 precedentët, zikaltërit kanë arritur që të fitojnë titullin në fund të sezonit.

Kjo është hera e tretë, që kur fitorja vlen 3 pikë, që Interi fiton të paktën 48 pikë në 19 ndeshje të luajtura në kampionat (vetëm Mancini ka bërë më mirë se Inzaghi duke grumbulluar 51 pikë në sezonin 2006-2007 dhe 49 pikë në sezonin 2007-2008.

 Vendi i parë në renditje i zikaltërve bazohet në shifra shumë solide: Interi ka sulmin më të mirë të kampionatit italian (44 gola të shënuar), si dhe mbrojtjen më të mirë të turneut (9 gola ka pësuar Sommer gjatë fazës së parë).

 Përveç shifrave si skuadër, edhe lojtarët janë paraqitur shumë mirë në aspektin individual. Lautaro Martinez është lojtari i dytë në historinë e Interit që shënon më shumë se 15 gola në fazën e parë (16 ka shënuar argjentinasi këtë sezon), më mirë se ai ka bërë vetëm Icardi (17 gola në sezonin 2017-2018).

Kapiteni i Interit është një nga tre lojtarët e vetëm në 5 kampionatet më të rëndësishme të Europës (bashkë me Mbappé dhe Kane), që ka shënuar mbi 15 gola në sezon në 4 vitet e fundit.

Next Post

De Gea drejt pensionimit nga futbolli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.