• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

STATISTIKAT/ Gjermania e ka detyrim fitoren sot kundër Danimarkës

29/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania kaloi në raundin e 1/8- ave, pasi mori dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e saj në grup, gjë që ishte e mjaftueshme për ta parë atë në krye të Grupit A dhe për të vendosur një takim me ekipin e dytë nga Grupi C. Ish- trajneri i Lajpcig dhe Bajern Mynih ka qenë stoik për sa u përket përzgjedhjes së ekipit të tij, duke emëruar një 11 të pandryshuar në tri ndeshjet e para. Tani Nagelsman është i detyruar nga pezullimi i qendërmbrojtësit të Bajer Leverkusen, Tah, të bëjë ndryshime. Në vend të tij, Niko Shloterbek i Borusia Dortmundit pritet të startojë dhe Nagelsman mund t’i duhet të ndryshojë të dy qendërmbrojtësit, nëse Antonio Rydiger nuk kthehet nga një problem në kofshë.

Gjermania

Danimarka përfundoi e dyta në Grupin C, pavarësisht se nuk mori një fitore në tri përpjekje, dhe edhe ajo duhet të bëjë një ndryshim të detyrueshëm për shkak të pezullimit. Mesfushori qendror Morten Hjulmand është futbollisti që nuk do të aktivizohet, pasi ka marrë dy kartonë të verdhë. Të dyja skuadrat janë të pamposhtura pas tri ndeshjeve në grup. Spanja, Zvicra, Anglia, Sllovenia dhe Franca gjithashtu përparuan pa humbje.

-Fylkrug tani ka shënuar katër herë nga stoli, duke e bërë atë shënuesin rekord zëvendësues të Gjermanisë në turnetë e mëdha.

-Manuel Nojer (18) ka bërë më shumë paraqitje në Kampionatin Europian se çdo portier tjetër në histori. Një tjetër dalje do të shohë që 38-vjeçari të kalojë Bastian Shvainshtaiger, si rekordin e paraqitjeve të Gjermanisë në “Euro”.

-Këto dy kombe janë takuar tri herë më parë në “Euro”, me Gjermaninë që fitoi 2-0 në Gelsenkirshen, kur turneu u mbajt për herë të fundit në vend në vitin 1988. Gjermania fitoi takimin më të fundit në kompeticion, një fitore 2-1 në 2012. -Nojer ishte pjesë e asaj skuadre gjermane në vitin 2012, po ashtu ishin edhe Toni Kros , Tomas Myler dhe Ilkai Gyndoan.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Broja: Edy Reja më la në tribunë ndaj Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.