– Erling Haland shënoi golin e 100-të me fanellën e Mançester Sitit në 105 ndeshje në total, duke barazuar rekordin e Kristiano Ronaldos, i cili arriti më shpejt shifrën e 100 golave me një klub të vetëm në Europë.
– Sulmuesi norvegjez ka shënuar 10 gola në pesë ndeshje të Premier Ligës këtë sezon. Ai theu rekordin e lojtarit që arriti më shpejtë dopio shifra golash gjatë një sezoni të Premier Ligës. Ai mbahej nga vetë norvegjezi në sezonin 2022-23 dhe Mik Kuin në 1992-93: që të dyve ju deshën 6 ndeshje për të shënuar 10 golat e parë në kampionat.
– Goli i Halandit theu një rekord për Arsenalin që nuk e kishte parë veten në disavantazh në asnjë nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit në transfertë dhe nuk u bë dot skuadra e parë që bën 12 ndeshje radhazi në Premier Ligë pa pësuar gol e para. Edhe Aston Vila shijoi një ecuri prej 11 takimesh radhazi pa pësuar jashtë fushe në vitin 1998.
– Mançester Siti është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit të Premier Ligës në shtëpi kundër Arsenalit (shtatë fitore, tre barazime) që nga humbja 2-0 në janar 2015.
– Leandro Trosardit iu tregua kartoni i tij i parë i verdhë për një faull taktik në minutën e 34-t. Kartoni i tij i dytë i verdhë erdhi në minutën e shtatë e 13 sekonda të shtesës së pjesës së parë. Ky ishte i kuqi i dytë në Premier Ligë për “Topçinjtë” këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL