Romelu Lukaku po përjeton një moment fantastik te skuadra e Romës, duke u shndërruar në një protagonist absolut. Belgu ka rezultuar vendimtar jo vetëm në ndeshjet e kampionatit, por edhe në ato Europiane.
Por, nëse flasim me gjuhën e shifrave, 30-vjeçari ka bërë një nisje perfekte me Romën, aq sa në historinë e klubit vetëm Gabriel Omar Batistuta ka bërë më mirë se Lukaku në 6 takimet e para të kampionatit.
Belgu deri më tani ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e para në Serie A me Romën, mesatarisht 0.83 gola të shënuar për ndeshje, ndërsa argjentinasi mban rekordin me tetë finalizime në 6 ndeshjet e para në kampionatin italian.
PANORAMASPORT.AL