Inter e nisi me “zhurmë” sezoni e shkuar dhe e mbylli me po të njëjtën “melodi”, ndonëse kësaj here jo me trofe, sikurse në rastin e Superkupës së Italisë, por të paktën dhuroi paraqitje dinjitoze në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Mançester Siti.
Nga ajo etapë shumë gjerë kanë ndryshuar. Duke nisur me largimin e “veteranit” Edin Xheko e deri te më “i freskëti”, Romelo Lukaku. Edhe pse ndarja me “bishën” blege erdhi në një formë aspak familjare, për analistët është pikërisht momenti i duhur për të bërë llogarit e Interit “të vjetër” me atë “të riun”. Tredhëmbëshi i “pykave” te zikaltrit në ciklin 2022-2023 përbehej me MartinezLukaku-Xheko, ndërsa ai aktual po merr trajtë me Martinez-Turam dhe Morata ende në pritje. Për të krijuar një ide më të qartë duhet t’u “nënshtrohemi” statistikave, si i vetmi fakt i pakundërshtueshëm.
KRAHASIMI- “Pykat” Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dhe Edin Xheko realizuan së bashku një total prej 56 golash dhe 23 asiste në harkun e 146 takimeve ose e thënë ndryshe 9.008 minutave në fushën e blertë. Nga krahu tjetër, “trinomi” Martinez-Turam-Morata u inkuadruan në sezonin që hodhëm mbas krahëve në 134 ndeshje, 12 më pak se personazhet e mësipërm, por që u konkludua 59 gola dhe 22 asiste. Nëse i referohemi minutazhit, këtu lind problemi madhor, pasi protagonistët “e rinj” numërojnë plotë 9.311 minuta aktive në këmbë, gati 300′ minuta më tepër. Në bazë të përllogaritjes për aktivizim, Lautaro-Lukaku-Xheko kanë mesatarisht 1.35 gola për ndeshje së bashku, kundrejt 1.01 të Lautaro-Morata-Turam. Pra, humbja këtu kap kufirin e 0.34 golave për sfidë. Ama nëse këtë statistikë e mbledhim me 57 ndeshjet e Interit në sezonin e shkuar në të gjitha garat, diferenca korrespondon me 19.3 gola në total, kuotë më se e frikshme.
KOMBINIMET- Edhe pse Romelu Lukakau u inkuadrua në distancën e 1.988 minutave me zikaltrit në etapën e shkuar, sërish arriti të linte gjurmë, krahas “homologëve” Martinez dhe Xheko, e diktuar nga 14 gola. Vlen të ceket se trisi në fjalë kuptoheshin mjaft lehtë në kombinimet e përfunduara me gol. Problemi kryesor në këtë spektër përkon nga Interi “i ri”, pikërisht me Markus Turamin. Bomberi francez finalizoi 16 rrjeta në 2.698 minuta, tregues se ai e ka të vështirë të gjejë rrugën e golit në vijimësi, plus nuk njihet si lidhës i mirë më fazën ofensive, sikurse kjo panoramë ndryshon qasje në rastin “Morata”, i cili vlerësohet nga analistët si inteligjent në “urat lidhëse” me shokët e ekipit. Gjithsesi, edhe Alvaro e vuan vazhdimësinë në finalizime, e përkthyer me 15 konkretizime në 2.496 minuta aktive.
PANORAMASPORT.AL