– “Zonja e vjetër” fitoi një ndeshje të Serisë A kundër Milanit pa pësuar gol për herë të parë që nga 10 nëntori i 2019-ës, 1-0 edhe në atë rast.
– “Djalli” ka humbur të dyja ndeshjet e këtij kampionati ndaj kundërshtarëve, që në fillim të javës zinin tri pozitat e para të tabelës, tashmë po aq humbje ndaj këtyre skuadrave sa në të gjithë Serinë A të kaluar.
– Juventusi është skuadra që ka regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar në Serinë A gjatë vitit 2023: 16, duke marrë parasysh pesë kampionatet kryesore europiane, vetëm Barcelona ka bërë më mirë.
– Juventusi ka ruajtur rrjetën e paprekur në të paktën katër ndeshje radhazi në Serinë A për herë të parë që nga janari 2023 (8 në atë rast).
– Malik Çao është lojtari i parë i përjashtuar në pjesën e parë të një ndeshjeje mes Juventusit dhe Milanit në Serinë A që nga Zvonimir Boban, më 28 mars 1998 (sukses 4-1 për bardhezinjtë në atë rast).
– Që nga sezoni 2018-’19, vetëm Sasuolo dhe Fiorentina (të dyja 15) kanë marrë më shumë kartonë të kuq direkt se Milani (14) në Serinë A.
– E djeshmja ishte hera e parë që katër lojtarë të SHBA-së u futën në një ndeshje të Serisë A në epokën e tri pikëve për një fitore (që nga viti 1994-’95): Ueah, Mekeni, Pulisiç dhe Musah.
– Timoti Ueah luajti një ndeshje midis Milanit dhe Juventusit në Serinë A 23 vjet, 11 muaj e 1 ditë pas ndeshjes së fundit të babait të tij Xhorxh mes këtyre dy skuadrave, ndeshje e cila ishte e fundit e tij në kompeticion (21/11/1999).
PANORAMASPORT.AL