• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat/ Kupa e Italisë transformon Juventusin, në shtëpi nuk humb prej 22 ndeshjesh

02/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

gfjhgjk

– Juventusi është skuadra që Lacio ka përballuar më së shumti në Kupën e Italisë (25 herë), por me bardhezinjtë që në 10 raste kanë dalë të humbur në këtë kompeticion. Kundër asnjë skuadre të kaltrit nuk janë mundur më shumë (10 edhe ndaj Romës), ndërsa bilanci kompletohet nga 8 suksese të bardhekaltërve dhe 7 barazime.

– Juventusi i ka fituar të katërta sfidat kundër Lacios në Kupën e Italisë. Vetëm ndaj Xhenoas bardhezinjtë kanë një seri të hapur më të gjatë (6 fitore radhazi).

– Juventusi e ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit kundër Lacios në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë mund të çojnë në 4 takime këtë numër, për herë të parën në historinë e këtij turneu.

– Juventusi dhe Lacio do të ndeshen në gjysmëfinale për të shtatën herë në historinë e Kupës së Italisë. Në katër prej këtyre precedentëve kanë kaluar kryeqytetasit, përfshirë këtu edhe tri herët e fundit radhazi (2012-2013, 2008- 2009 dhe 1997-1998).

– Juventusi ka arritur gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të pestin sezon radhazi, për të dytën herë në historinë e tyre, pas pesë të tjerëve të regjistruar mes sezoneve 1957- 1958 dhe 1961-1962.

– Juventusi është i pamposhtur prej 22 ndeshjesh radhazi në shtëpi, në Kupën e Italisë (19 fitore dhe 3 barazime), një seri rekord kjo për bardhezinjtë në këtë turne. Humbja e fundit e “Zonjës së Vjetër” daton më 5 mars 2015, 2-1 kundër Fiorentinës, me dopietë të Mohamed Salah.

– Lacio është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë për të parën herë që nga sezoni 2018-2019. Madje, në 6 nga 7 ndeshjet gjysmëfinale që kanë luajtur ato e kanë mbajtur portën e paprekur, përfshirë këtu edhe 4 takimet e fundit radhazi në këtë raund të kupës.

– Lacio i ka humbur të katërtat transferta të fundit radhazi të Kupës së Italisë, ndonëse pesë disfata radhazi nuk i kanë ndodhur kurrë në histori.

– Mes lojtarëve ende në aktivitet, vetëm Paulo Dibala (13) ka shënuar më shumë gola sesa Çiro Imobile (12 realizime, po aq sa Kristof Piontek)), në Kupën e Italisë, ndërkohë që juventini Federiko Kieza është në kuotën 10.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tek Manchester United nuk binden nga Amrabat, marokieni pritet të ritkhehet në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.