Monday, 25. May 2026
Sport

Statistikat/ Liverpuli kërkon fitoren e parë kundër Guardiolës në “Etihad”

GS 23/02/2025 1 Min. Lesezeit

2066260205.0

– Liverpuli do të kërkojë që të fitojë një ndeshje të kampionatit në transfertë kundër Mançester Sitit të Pep Guardiolës për herë të parë.

– “Reds” kanë shansin të fitojnë dy ndeshje të një sezoni në Premier Ligë kundër Sitit, pasi i kanë fituar të dyja takimet në sezonet 2005-06 dhe 2015-16.

– Humbja e vetme e Sitit në 15 ndeshjet e fundit të kampionatit në shtëpi kundër Liverpulit ishte ajo 4-1 më 21 nëntor 2015. Kjo ishte ndeshja e parë e Jygen Klopit në “Etihad” si trajner i “Reds”-ave.

– “Qytetarët” kanë humbur 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Ky është numri më i lartë i disfatave që Pep Guardiola ka bërë gjatë një sezoni të vetëm në karrierën e tij si trajner.

– Skuadra e Guardiolës ka mbledhur 17 pikë që prej Krishtlindjes (5 fitore, 2 barazime, 1 humbje), me vetëm Liverpulin dhe Arsenalin që krenohen me një rekord më të mirë gjatë kësaj kohe.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: