-Milan-Verona është një klasike e futbollit italian dhe tashmë ka pasur 79 precedentë, ku bilanci është ngjyrosur kuqezi falë 37 fitoreve dhe 28 barazimeve. Siç shumë mund ta dinë, ndeshja në fjalë jashtë fushe u bë “Verona fatale” për “Djallin”, që në atë terren humbi titullin e 1973-shit në javën e fundit, me Juventusin dhe në javën e parafundit të vitit 1990-të, me “Scudeton” që shkonte te Napoli.
– Verona ka humbur 8 ndeshjet e fundit kundër Milanit në Serinë A dhe në historinë e saj ka regjistruar tetë humbje radhazi në turne vetëm kundër dy skuadrave: Napolit, midis 1988 dhe 1996 dhe Interit në një seri e cila vazhdon ende pasi ka nisur në vitin 2020. Në rast fitoreje kuqezi, kjo do të ishte seria më e gjatë me disfata për veronezët.
– “Djalli” nuk ka shënuar dy sfida radhazi pa pësuar ndaj Veronës në Serinë A që nga maji 1992, teksa hera e fundit që verdheblutë morën pikë kundër “Djallit” në Serinë A, daton në 17 dhjetor 2017: 3-0 me në stol Fabio Pekian.
– Djemtë e drejtuar nga Paolo Zaneti vijnë në sfidën me Milanin pas dy humbjeve radhazi në transfertë (kundër Lacios dhe Atalantës) me tetë gola të pësuar dhe asnjë të shënuar.
– Rafael Leao ka qenë i përfshirë në 7 realizime (3 gola, 4 asiste) në 7 paraqitjet e tij të fundit kundër Veronës në Serinë A, duke shënuar në dy nga katër ndeshjet e fundit. Ndaj asnjë kundërshtari ai nuk ka qenë i përfshirë në më shumë gola në Serinë A (7, edhe kundër Romës).
– Verona nuk ka fituar asnjëherë transfertat kundër Milanit (13B, 19H) dhe as kundër Interit. Që nga sezoni i parë i Serisë A në 1957-58, është në fakt skuadra që ka luajtur më shumë herë në një stadium të vetëm (“San Siro”), pa arritur sukses: 24 barazime dhe 41 humbje në 65 precedentë.
– Edhe pse ekipi veronez ka shënuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Milanit, ata kanë shënuar gjithsej 66 gola kundër kuqezinjve në kompeticion. Vetëm ndaj Fiorentinës (71) kanë shënuar më shumë (66, edhe kundër Lacios).
– Milani ka fituar 11 nga 15 ndeshjet e fundit në Serinë A kundër kundërshtarëve në gjashtë pozitat e fundit të renditjes duke mbetur i pamposhtur në secilën prej këtyre ndeshjeve. – Santiago Gimenez, pas golit kundër Empolit, mund të bëhet lojtari i tretë që shënon në secilën prej dy paraqitjeve të tij të para në Serinë A për Milanin në epokën e tri pikëve për fitore, pas Andrij Shevçenkos në shtator 1999 dhe Kristian Pulisiçit në gusht 2023.
PANORAMASPORT.AL