• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat/ Ndeshjet me zviceranët, për Interin shënonte gol me roveshatë trajneri i Laçit

23/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Do të jetë një mbrëmje magjike sot. Interi është gati për të luajtur ndeshjen e tretë në këtë Champions. Pas fitores 4-0 kundër Cervena Zvezdës, skuadra e Simone Inzagit do të rikthehet në fushën e lojës ku do të përballet me Jang Bojsin në stadiumin “Vankdorf” të Bernës.hjy* Kjo do të jetë ndeshja e parë europiane me dy skuadrave. Zikaltrit nuk përballen me një ekip zviceran që nga viti 2004 kur luajtën ndaj Bazelit në raundin para eliminator të Champions-it. Në atë rast, Interi barazoi 1-1 me golin e Adrianos në transfertë dhe u kualifikua me fitoren 4-1 në shtëpi me dopietën e brazilianit dhe golat e Stankoviç dhe Rekoba.

* Përpara kësaj sfide, zikaltrit kishin mundur në 1997 Ksamaksin 2-0 në Kupën UEFA me golat e Morieros dhe Ganz. I pari është aktualisht trajneri i Laçit. Ky gol u quajt ikonik dhe u fut përgjithmonë në zemrat e tifozëve zikaltër sepse ishte pjesë e rrugëtimit që e çoi Interin në finale dhe fitoi Kupën UEFA pikërisht ndaj Lacios në Paris.

* Që nga sezoni i parë me skuadrën e Interit në Champions nën drejtimin e Inzagit (2021/2022) zikaltrit kanë mbajtur portën e paprekur më shumë se çdo skuadër tjetër.

* Pasi arriti kuotën e 133 golave, Lautaro Martinez ka mundësinë për të regjistruar një tjetër rekord. “Toro” numëron 13 gola në Champions me fanellën e Interit. Goli i radhës mund ta barazojë me Adrianon.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Trepça kërkon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.