• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat/ Nuk jep asist prej dy muajsh, Palmer “zhduket” nga Çelsi

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kol Palmer nuk ka asistuar për dy muaj, pavarësisht se statistikat thonë se është lojtari më kreativ në Europë.GettyImages-2189034330Ylli i Çelsit ka shënuar 14 gola këtë sezon dhe është në rrugën e duhur për të arritur numrin e tij të 22 golave të sezonit të kaluar. Palmer regjistroi 15 asiste gjatë vitit të tij të parë me Blutë, por ai është shumë prapa kësaj shifre gjatë 2024-25, me vetëm gjashtë pasime për gol. Dhe një statistikë tronditëse tregon se ai ndoshta po lihet në baltë nga finalizimi i dobët i shokëve të skuadrës. Asistet kanë shteruar kohët e fundit dhe i fundit erdhi kur ai shërbeu Enzo Fernandezin në një fitore 3-0 ndaj Aston Vilës më 1 dhjetor.

Megjithatë, Palmer ka qenë përsëri njeriu kryesor i Çelsit, duke krijuar 32 shanse në 11 ndeshjet e Premier Ligës që atëherë. Asnjë lojtar tjetër në pesë kampionatet më të mira të Europës nuk ka qenë aq kreativ gjatë dy muajve të fundit. Dhe kjo listë përfshin Elangën e Notingem Forestit dhe Robinsonin e Fulham, të cilët kanë asistuar respektivisht gjashtë dhe shtatë gola në këtë periudhë. Pavarësisht goditjes së Palmerit devijuar në rrjetë si autogol i Bisakës, i cili vendosi përmbysjen e Çelsit kundër Uest Hemit të hënën mbrëma, në të vërtetë ish-sulmuesi i Sitit nuk ka shërbyer për shokët e tij.

Mungesa e pasimeve finale të Palmerit përkon me një rënie të formës për sulmuesin e Çelsit, Nikolas Xhekson. Ai nuk ka shënuar në tetë ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë. Palmer dhe Xhekson kanë qenë më parë një dyshe vdekjeprurëse, duke kombinuar në 11 gola që nga fillimi i sezonit 2023-24.12PANORAMASPORT.AL

Next Post

Policia gjermane largoi flamujt anti-Kosovë të tifozëve serbë, në ndeshjen e Euroligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.