• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

STATISTIKAT/ SHBA e rrezikshme për Gjermaninë, Tomas Myler “gjahtari” i fundit nga triumfi i 2014-ës

14/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Gjermanisë do të “përplaset” me SHBA-në si testi i parë ku Julian Nagelsman do të “ngrohë” pankinën e “pancerave” në pozitën e trajnerit.

gjermani

BILANCI- Nëse vështrojmë duelet e drejtpërdrejta mes tyre, rezulton se në 5 raste kanë dalë të fituar gjermanët, kundrejt 4 të SHBA-së, ndërsa barazimet nuk bëjnë pjesë në ballafaqime.

NDESHJA E FUNDIT- Viti 2015 ishte sfida e fundit ku kombëtaret në fjalë u ndeshën, ndërsa fitorja i shkoi SHBA-së, me shifrat 2-1, pavarësisht se vlejti vetëm në kuadrin e miqë- sores.

“PLAKUSHI”-Tomas Myler mban flamurin lart të shënuesve ndaj vendësve nga kontingjenti i Julian Nagelsman, ekzaktësisht në fazën e gupeve të Botërorit “Brazil 2014”, aty ku Myler shënoi golin e vetëm dhe të fitores 1-0. Po ashtu, 34-vjeçari gjerman regjistron numrin më të lartë të prezencave te Gjermania, 123 takime.

“TIMONIERI”-Julian Nagelsman numëron 243 ndeshje në Bundesligë si trajner, e pasuar me 127 fitore, 70 barazime dhe 46 humbje. Kuota është arritur me ekipe si Hofenhaim, Lajpcig dhe Bajerni, teksa suksesin më të lartë e finalizoi me bavarezët, 1 titull Bundeslige (2021-2022).

HERONJTË E 2014-ës- Mats Humels dhe Tomas Myler janë “të mbijetuarit” e fundit nga triumfi në Kupën e Botës “Brazil 2014”, i gjithë brezi i artë i asaj periudhe është “asgjësuar” nga kombëtarja.

Next Post

Kosova fiton pesë medalje në Ballkanikun e xhudos, Muhamedin Veseli merr të artën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.