Mançester Siti do të synojë që ta mposhtë Liverpulin në dy ndeshje radhazi të kampionatit për herë të parë që nga një seria e katër fitoreve radhazi midis vitit 1935 dhe 1937.
Fitorja e vetme e Liverpulit në 14 ndeshjet e fundit të Premier Ligës në transfertë ndaj Sitit ishte 4-1 në nëntor 2015, në sezonin e parë të Jyrgen Klopit në krye (5 barazime, 8 humbje). Fitorja më e fundit e “reds”-ave në “Etihad Stadium” ishte 2-1, në një ndeshje kthimi çerekfinale të Ligës së Kampioneve në prill 2018, e cila i kualifikoi ata me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
MAN. SITI
– Një fitore e 24-t radhazi në shtëpi në të gjitha kompeticionet për Mançester Sitin do të barazonte rekordin e vendosur nga një klub anglez, i cili mbahet nga Sandërlendi mes vitit 1890 dhe 1892.
– Skuadra e fundit mike që shmangu humbjen në “Etihad” ishte fqinji i Liverpulit, Evertoni, në një barazim 1-1 më 31 dhjetor 2022.
– Siti do të kërkojë të barazojë një rekord klubi, duke shënuar të paktën tre herë në gjashtë ndeshje radhazi të kampionati dhe kupave.
– Erling Haland ka shënuar 49 gola në Premier Ligë. Ai ka luajtur vetëm 47 ndeshje në kampionat. Rekordi për arritjen e 50 golave në më pak ndeshje mbahet nga Endi Kol (65 ndeshje).
– Haland i ka shënuar 19 nga 21 skuadrave me të cilat është përballur në Premier Ligë. Përjashtim bëjnë vetëm Liverpuli dhe Brentfordi, megjithëse ai ka shënuar kundër “reds”-ave në Kupën Karabao dhe me Red Bull Salcburgun në Champions.
– Julian Alvarez ka shënuar 17 gola në 18 ndeshje që ka startuar në shtëpi për Mançester Sitin në të gjitha kompeticionet.
– Këtë sezon, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 5 nga 5 ndeshjet në shtëpi në Premier Ligë, duke shënuar 16 gola dhe duke pësuar vetëm 3. Asnjë skuadër nuk ka festuar më shumë se Siti këtë sezon, 32 herë. Ndërsa më shumë gola se Liverpuli (27), kanë shënuar vetëm Siti (32) dhe Aston Vila (29).
LIVERPULI
– “Reds”-at u mundën 2-1 në Totenhem në shtator, por kjo është humbja e tyre e vetme në 23 ndeshje të Premier Ligës (15 fitore, 7 barazime).
– Liverpuli është pa fitore në tre ndeshjet e fundit jashtë dhe nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke pësuar gjithsej 12 gola.
– Ata kanë fituar vetëm një pikë nga gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë të kampionatit kundër kampionëve në fuqi, që kur mposhtën Çelsin në tetor 2015, për t’i dhënë Jyrgen Klopit fitoren e tij të parë në Premier Ligë.
– Të nëntë asistet e Darvin Nunjezit për Liverpulin në kampionat dhe kupë kanë qenë për Salahun.
ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL