* PSV-ja është kualifikuar vetëm në 3 nga 11 ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, në të cilat ka humbur ndeshjen e parë. Përkatësisht kundër Hajduk Splitit, çerekfinale 1975-76 (ndeshja e parë 0-2, kthimi 3-0); kundër Fenerbahçes, më 1978-79 (ndeshja e parë 1-2, ndeshja e dytë 6-1); dhe kundër Steaua Bukureshtit, 1989-90 (ndeshja e parë 0-1, ndeshja e dytë 5-1).
* Juventusi është kualifikuar në 20 raundet e fundit me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, në të cilat ka fituar ndeshjen e parë, duke përfshirë të 11 raundet e Ligës së Kampionëve (që nga sezoni 1991-92). Eliminimi i fundit ndodhi përballë Rejnxhersit në sezonin 1978-79. Fitore 1-0 në ndeshjen e parë, humbje 0-2 në ndeshjen e kthimit.
* Juventusi e ka mposhtur PSV-në dy herë në këtë Ligë të Kampioneve. Vetëm pesë klube kanë fituar tre ndeshje kundër një kundërshtari të vetëm në një edicion të turneut. Ajaksi në 1994-1995 (kundër Milanit), Bajerni i Mynihut në 1999-2000 (kundër Real Madridit); Liverpuli në 2006-2007 (kundër PSV), Mançester Junajtidi në 2007-2008 (kundër Romës), dhe Barcelona në 2014-2015 (kundër PSG).
* Me suksesin e arritur në ndeshjen e parë, Juventusi mund të fitojë të dyja ndeshjet e një raundi eliminator të Ligës së Kampioneve për herë të parë që nga gjysmëfinalja 2016-17. Ata fituan kundër Monakos si në ndeshjen e parë (2-0) dhe në atë të dytë (2-1), por më pas humbën finalen kundër Real Madridit.
* Juventusi ka barazuar tri ndeshjet e fundit jashtë fushe në Champions, dy të fundit pa gola (kundër Aston Vilës dhe Bryzhit). Hera e fundit që bardhezinjtë patën një seri më të gjatë barazimesh radhazi në Ligën e Kampioneve ishte midis shtatorit 1998 dhe tetorit 2000 (7).
* PSV-ja është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticionet kryesore europiane (7F, 5B) dhe ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi. Hera e fundit që PSV fitoi të paktën katër ndeshje radhazi në shtëpi në Champions daton në periudhën midis majit dhe dhjetorit 2005 (4).
* Falë Fransisko Konseisaos (23) dhe Kenan Jildiz (20), për herë të parë që nga Liga e Kampioneve 2014-2015, dy lojtarë të Juventusit kanë kryer të paktën 20 driblime në një edicion të vetëm të turneut. Në 2014-2015 dyshja e Juventusit e formuar nga Karlos Tevez (29) dhe Alvaro Morata (20) regjistruan këtë statistikë.
* Ivan Perisiç shënoi në ndeshjen e parë kundër Juventusit, në atë që ishte paraqitja e tij e parë në Champions me PSVnë. Me atë gol, Perisiç u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e PSV-së në Ligën e Kampioneve (36 vjet e 9 ditë).
PANORAMASPORT.AL