• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat speciale/ Mallkimi i javës së 9-të, Juventusi e nis me “frikë” kundër Milanit

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sikur të mos mjaftonte që do të përballen me kryesuesit e Serisë A, për më tepër në “San Siro” dhe me shumë mungesa të rëndësishme, për Juventusin futen në mes edhe statistikat.

milan-juve-1

Historia e kësaj supersfide në javën e 9 të kampionatit nuk i sjell shumë fat “Zonjës së Vjetër”, përkundrazi e dënon atë. Hera e fundit që Juventusi ka marrë tri pikët në këtë javë të kampionatit ka qenë në sezonin 2017-2018, një sukses tenistik me rezultatin 6-2 në fushën e Udinezes.

Po më pas? Katër barazime, për më shumë me rezultatin 1-1 (konkretisht kundër Xhenoas në 2018-2019, Leçes në 2019-2020, Beneventos më 2020-2021 dhe Interit më 2021-2022), por edhe një humbje. Dhe ata që ia shkaktonin ishin pikërisht kuqezinjtë e Milanit, 0-2 më 8 tetor 2022. Kështu që Masimiliano Alegri dhe lojtarët e tij, në “San Siro”, duhet të mundin edhe një tabu, jo vetëm rivalët. Më poshtë, disa statistika të tjera.

– Milani dhe Juventusi janë ndeshur 88 herë në “San Siro” mes tyre, në Serinë A, bilanci i të cilave është 30 suksese kuqezi, 34 barazime dhe 24 triumfe të “Zonjës së Vjetër”. Golavarazhi, 121 me 106 në favor të “Djallit.

– Hera e fundit që Juventusi ka fituar kundër Milanit në strofkën e “djallit” ka qenë në sezonin 2020-2021, 3-1 falë një dopietë të Federiko Kiezës dhe golit të MeKenit. Për kuqezinjtë barazoi përkohësisht Kalabria.

– Milani kryeson renditjen e Serisë A me 21 pikë, nga të cilat 9 i ka bërë në shtëpi (3 fitore, 0 barazime, 0 humbje). Por nëse llogarisim edhe ndeshjet në transfertë, Milani e pret Juventusin pas 4 fitoresh radhazi.

– Juventusi renditet i treti me 17 pikë, nga të cilat 7 i ka bërë në transfertë, pas 4 ndeshjesh të luajtura (2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje).

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Asensio rikthehet në stërvitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.