Ky i sotmi është takimi i katërt mes Anglisë dhe Holandës në një turne madhor; “Oranje” fitoi 3-1 në “Euro 1988” (falë një triplete të Marko van Bastenit), e ndjekur nga një barazim pa gola në “Kupën e Botës 1990” dhe një fitore 4-1 për Anglinë në “Euro 96”.– Anglia ka fituar vetëm një nga nëntë takimet e fundit me Holandën në të gjitha kompeticionet (4 barazime 4 humbje), duke fituar një ndeshje miqësore 1-0 në Amsterdam në mars 2018.
– Nga të gjitha kombet që Anglia është përballur më shumë se 20 herë në historinë e saj, vetëm kundër Brazilit (15%) ka një përqindje më të ulët të fitoreve se sa kundër Holandës (27% – 6 fitore, 9 barazime 7 humbje).
– Me Memfis Depajin (17 goditje, 10 raste të krijuara) dhe Kodi Gakponë (13 goditje, 11 raste të krijuara), Holanda është e vetmja skuadër me më shumë se një lojtar që ka +10 goditje dhe +10 raste të krijuara. Një ose të dy nga Depaji dhe/ose Gakpo janë përfshirë drejtpërdrejt në 47 nga 74 goditjet e Holandës në këtë Europian.
– Anglia ka shkuar në kohë shtesë në të dyja ndeshjet e saj me eliminim direkt në “Euro 2024” deri më tani. Vetëm Portugalia në “Euro 2016”, Spanja në “Euro 2020” dhe Italia në “Euro 2020” kanë shkuar ndonjëherë në kohë shtesë tri herë në një edicion të vetëm të finaleve.
– Holanda ka fituar dy ndeshje të ndryshme pasi ka pësuar golin e parë në “Euro 2024”, duke mundur Poloninë 2-1 në fazën e grupeve dhe Turqinë me të njëjtin rezultat në çerekfinale. Por edhe anglezët kanë treguar forcë karakteri me Sllovakinë dhe Zvicrën, duke e parë veten në disavantazh.ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL