Manchester City është i pamposhtur në shtëpi për 50 ndeshje radhazi. Skuadra e Pep Guardiolës mundi Fulhamin me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 7-të të Premier League.
Pas këtij triumfi, seria e pamposhtur e “Qytetarëve” në Etihad Stadium vazhdon në 50 ndeshje.
Gjatë kësaj ecurie në të gjitha garat, ekipi fitoi 41 herë dhe barazoi nëntë herë.
Humbja e fundit e Manchester Cityt në shtëpi ishte më 12 nëntor 2022 në ndeshjen me Brentford (1:2).
/GazetaBlic Sport