Sunday, 16. August 2026
Sport

Statovci: “Eliminimi i Ballkanit është arritja ime më e madhe si trajner”

GS 01/02/2025 2 Min. Lesezeit

Rilindja 1974 ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme që ka habitur shumë, duke mposhtur në garën për Kupën e Kosovës një nga skuadrat më të fuqishme të futbollit kosovar në vitet e fundit, Ballkanin.

Klubi nga komuna e Pejës tregoi se nuk është më vetëm një ekip që konkurron për mbijetesë, por një ekip që mund bëjë dhe befasi të mëdha.

E në garën për mbijetesë ata po tregohën arrë e fortë në krye me trajnerin Faruk Statovci, i cili triumfin ndaj Ballkanit e vlerëson si  arritjen e tij më të madhe deri tani.

“Është një sukses si trajner  më i madhi, nuk diskutohet, ndoshta edhe për klubin sepse nul ka qenë e lehtë të eliminohet Ballkani. Motivi është më i lartë te ekipet e vogla, ndërsa ka nënvlerësim nga ekipet e mëdha. E kemi merituar plotësisht atë fitore”.

E sa I përket mbijetesës, Statovci mendon që akoma është herët, por pret angazhim maksimal nga futbollistët e tij.

Rilindja momentalisht ndodhet në vendin e 7-të të grupit A , në Ligën e Parë të Kosovës por me gjasa reale për të mbetur në ligë.

 

Teilen: