Sunday, 9. August 2026
Sport

Stavro Pilo rinovon deri në vitin 2030, AEK-u ka besim absolut te mbrojtësi kuqezi  

GS 09/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, ka zgjatur zyrtarisht kontratën edhe për 4 vite me ekipin grek të AEK-ut. Lajmi është bërë i ditur nga klubi grek nëpërmjet kanaleve të veta në rrjetet sociale.

Rinovimi i kontratës tregon besimin absolut që ka AEK-u te futbollisti 25-vjeçar. Pilo është grumbulluar kohët e fundit nga Kombëtarja e Shqipërisë, nga ish-trajneri Silvinjo. Ai ka bërë debutimin me fanellën kuqezi dhe shihet si një nga alternativat më të mira për linjën e majtë.

Lojtari i lindur në Rodhos ka luajtur më parë me Pas Janinën dhe Iraklisin në vendin fqinj.

Teilen: