Barcelona fitoi me meritë, falë një goli të Ansu Fatit, por Stefano Pioli është ende i kënaqur me Milanin e tij dhe ka vlerësim të kënaqshëm për turneun amerikan.
“Vlerësimi i turneut është shumë pozitiv, sepse kemi punuar mirë dhe kemi përballuar tri ndeshje të nivelit të lartë, të cilat na kanë thënë diçka të veçantë.
Kanë mbetur edhe tri javë nga nisja e Serie A, ajo që kam parë është sigurisht pozitive. Këto miqësore na kanë dhënë mësime. Lojtarët e rinj po integrohen mirë, pastaj është e qartë se nevojitet ende kohë,” tha fillimisht Pioli.
Shkurtimisht, sistemi është aty, siç është ideja e Milanit të ri, por shumë detaje duhet ende të përpunohen.
“Nga të tre sulmuesit pres që të shënojnë gola. Ne kemi qenë gjithmonë të rrezikshëm, por jo gjithmonë i kemi shfrytëzuar mundësitë. Kemi luftuar për t’ia hequr topin nga zotërimi Barcelonës dhe në fazën mbrojtëse kemi gabuar disi. Duhet t’i humbasim më pak topat, topi duhet të menaxhohet më mirë.
Të shërbejmë më shumë Leaon?
Sigurisht që është qëllim në vetvete par ta dërguar sa më shumë topin te Rafa, por nuk duam të kemi vetëm atë si opsion,” shtoi trajneri kuqezi.“
Stadiumi këtu është i bukur, në Los Anxheles ishte akoma më i madh. Në Itali jemi prapa në struktura, do të ishte ideale për të ecur përpara edhe në këtë drejtim,” tha në fund Pioli.