Sterling del lojtar i lirë, prish kontratën me “blutë” e Londrës
Raheem Sterling është zyrtarisht një lojtar i lirë. Anësori 32-vjeçar anglez është larguar nga Chelsea pasi kontrata e tij me “blutë” u ndërpre me konsensus.
Largimi i tij nga klubi londinez vjen tre vjet e gjysmë pas mbërritjes së tij, kur ai u largua nga Manchester City në vitin 2022. Ndërkohë, ai kaloi edhe një periudhë në huazim tek Arsenali.
Sterling është gati për një aventurë të re. Në javët e fundit, është folur edhe për interes të mundshëm nga Serie A, veçanërisht nga Roma dhe Napoli.
Teilen: