Monday, 30. March 2026
Futboll

“Stërvitem, pastaj shkoj në mësim, pastaj stërvitem përsëri. Dua të diplomohem…”

GS 30/03/2026 2 Min. Lesezeit

Një nga gjërat fantastike që ka bërë Alvaro Arbeloa që kur ka marrë drejtimin e Real Madridit është besimi i madh që ka treguar te talentet e reja. Një ndër ta është edhe Thiago Pitarch, mesfushori 18-vjeçar, i cili debutoi për ekipin e parë të “Los Blancos” ndaj Benfica-s në Champions League.

I grumbulluar me kombëtaren e Spanjës U-21, Pitarch foli për rutinën e tij të përditshme dhe sigurisht planet që ka për të ardhmen.

“Stërvitem, pastaj të shkoj në mësim, pastaj stërvitem përsëri. Kjo është rutina ime në vitin e dytë të shkollës së mesme. Dua të diplomohem. Është gjithmonë e rëndësishme të kesh diçka për të bërë”, deklaroi ai.

Pitarch mund të kishte zgjdhur të luante me Marokun për shkak të prejardhjes dhe rrënjëve të familjes së tij, por në fundi zgjodhi Spanjën dhe ëndërron të debutojë sa më shpejt me kombëtaren e madhe.

“Ëndrra ime? Të debutoj me ekipin e të rriturve dhe të fitoj tituj.Jam këtu sepse dua të arrij majën”, tha Pitarch.

18-vjeçari tregohet edhe njëherë i qartë kur vjen puna te fama, pas debutimit me ekipin e parë të Real madridit. “Përpiqem të mos mendoj shumë për famën. Po e marr me qetësi. Jemi një familje mjaft e përulur. Nuk po e lëmë të na shkojë në kokë. Miqtë e mi janë pak më të mahnitur. Ata gjithmonë më mbështesin dhe më trajtojnë pak ndryshe nga të tjerët”, shtoi Pitarch, në një intervistë për kanalet zyrtare të kombëtares spanjolle.

Teilen: