Steven Gerrard është shumë afër marrëveshjes me Al Etifaq, me trajnerin anglez që pritet të shkojë menjëherë në Arabinë Saudite.
Madje, kjo nuk është hera e parë që i ofrohet nga klubi në fjalë, pasi pak ditë më parë kishte refuzuar ofertën e parë. Megjithatë, oferta e re e përmirësuar duket se e ka bindur, pasi nuk ka mundur ta refuzojë.
Al-Etifaq nuk është një nga katër grupet që kontrollojnë fondin e investimeve të shtetit dhe kjo do të jetë puna e parë e Gerrard që nga shkarkimi nga Aston Villa.
Duhet theksuar se pak kohë më parë ai ishte pranë kombëtares polake, por federata e futbollit të vendit e refuzoi duke preferuar Fernando Santos.