Përmes një komunikate, Liria e ka bërë zyrtare transferimin e portierit, Stivi Frashëri.
Frashëri, i cili ka karrierë të bujshme në Shqipëri dhe në Kosovë, pritet ta blindojë portën e skuadrës prizrenase.
Së fundmi, Frashëri ishte pjesë e skuadrës saudite, Jeddah FC, tek e cila u transferua nga Ballkani më 1 korrik.
Më 16 janar, Frashëri u largua nga Jeddah FC, dhe tani kalon te Liria me parametra zero.