Pas humbjes përballë Shqipërisë në Leskovac, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, trajneri i Serbisë Dragan Stojkovic dha dorëheqjen nga pozicioni i tij. Sot Federata serbe e Futbollit ka zyrtarizuar trajneri e ri.
“Veljko Paunović do të drejtojë ekipin kombëtar serb të futbollit në garën për kualifikim në Kupën e Botës 2026!
Shanset për kualifikim ende ekzistojnë, prandaj Veljko Paunović, së bashku me stafin e tij të trajnerëve, pranoi të drejtojë ekipin kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Letonisë. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko, theksoi se Paunović e pranoi ftesën me përkushtim maksimal dhe dëshirë për të ndihmuar ekipin kombëtar në një kohë kur shanset për kualifikim për Kupën e Botës ende ekzistojnë”, shkruhet në njoftimin e federatës serbe.
Serbia do të përballet me Anglinë në Londër më 13 nëntor, ndërsa do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Letonisë në Leskovac më 16 nëntor. Veljko Paunović është trajneri që fitoi Kupën e Botës me ekipin serb U-20 saktësisht dhjetë vjet më parë. Ai ka drejtuar skuadra në Meksikë dhe së fundi ka qenë në krye të Oviedos në Spanjë.
 
			

