Tuesday, 26. May 2026
Sport

Stones “nderon” Guardiolën, City merr kreun e renditjes

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City vuan, por arrin të fitojë me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Wolverhampton, falë një goli të shënuar nga John Stones në minutën e 95-të.

Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Larsen, por Gvardiol barazon shifrat që në pjesën e parë. Kur dukej se sfida do të përfundonte në barazim është Stones ai që shënon golin e fitores për skuadrën e Guardiolës.

Në pritje të rezultatit të supersfidës mes Liverpulit dhe Çelsit, City ngjitet përkohësisht në krye të renditjes së Premier Ligës me 20 pikë pas 8 ndeshjeve të luajtura. Wolverhampton mbetet duarbosh dhe gjithashtu në vendin e fundit: vetëm një pikë në 8 javë kampionat.

Teilen: