Storia e realizuar nga lajmi.net me titullin “Vrapuesi që humbi një dorë, synon Lojërat Paralimpike” do të shfaqet edhe në Milano të Italisë, në muajin nëntor, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë Sportive (FICTS).
Prodhimi i lajmi.net është në mesin e tetë filma sportivë vendorë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, të cilët pasqyrojnë vlerat olimpike dhe paralimpike, sportistë, ish-sportistë, trajnerë dhe kontribuues të sportit të Kosovës.
Në storien e realizuar nga gazetari Amir Rama bëhet fjalë për Grevist Bytyqin, atletin e Klubit të Atletikës “Malisheva” që vite më parë humbi aksidentalisht krahun e tij të djathtë e që synon Lojërat Paralimpike Paris 2024.
Storia u shfaq edhe të premten mbrëma në Kino ABC në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023 e organizuar nga Komiteti Olimpik të Kosovës.